Ajo e errëta

Ajo e errëta

by Enkelejd Lamaj
Ajo e errëta

Ajo e errëta

by Enkelejd Lamaj

eBook

$3.99 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Çdo vend ka një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në qoftë se ndokush e ka harruar këtë gjë, “Ajo e errëta” na e ndërmend sërish.

Ngjarjet zhvillohen në Stora – një fshat bregdetar pranë Sarandës, ku Lira, Alma dhe Oresti, fillojnë e rrëmojnë mes viteve të pluhurosura dhe hijeve të harruara të një shtëpie të braktisur, buzë detit, duke zbuluar se e historia e saj kërkon të përsëritet sërish. Dhe historia e shtëpisë së braktisur buzë detit është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror: përpara se të braktisej përfundimisht, ajo është djegur dy herë dhe, në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes flakëve.

Por kjo – do të zbulojnë tre shokët – është vetëm njëra anë e historisë: ajo që dinë të gjithë. Ana tjetër e saj, është ajo e një bote të harruar e plot hije, që ekziston kudo, por nuk është askund dhe ku çdo gjë që ndodh, ndodh gjithmonë dhe përgjithmonë.

Njëkohësisht, këtë gjë do të zbulojë edhe shkrimtari Vilson Leka, kur mëson se gjithë suksesi i është shenjuar nga një prezencë e errët, që e ka tërhequr, dalëngadalë, drejt shtëpisë së braktisur.
Po çfarë është duke ndodhur? Përse historia është e destinuar që të përsëritet? Ka ardhur vallë koha që një çmim të paguhet?

Në garë me kohën, dikush duhet të zbulojë të vertetën, përpara se të jetë tepër vonë.

Sepse diku, mbi një shtrat prej hijesh, të një bote, që aty është, por dhe nuk është, ajo e errëta hap sytë e saj prej zjarri.


Product Details

BN ID: 2940165840579
Publisher: Enkelejd Lamaj
Publication date: 06/08/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 331 KB
Language: Albanian

About the Author

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm do të jenë përbërësit kryesorë të krijimeve të para. Në vitin 2003 prezantohet për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”, duke u bërë kështu i pari shkrimtar i këtij zhanri në Shqipëri. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.

Krijimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, Haemus Plus”, “Obelisk” dhe, në Itali, “Il mare si lasciava attraversare”.

Është shpallur fitues i Panairit të Parë të Shkrimtarëve të Rinj, organizuar nga organizata “I Choose to Change the World”, në datat 20 – 21 Prill 2015.

Jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.

Ka botuar :

"Gjithçka që ke" #Roman (Arka e Noes, 2021)
"Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë" #Përmbledhje me tregime (Dudaj, 2019)
"Ajo e errëta" - Roman (Shtëpia Botuese DUDAJ, 2018)
"Vendi diku midis" - Roman (Shtëpia Botuese ADA, 2014).
"Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011).
"Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)

* Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit" -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews